Puka me borë, një familje apel në News24: Na ndihmoni me bukë!

Puka me borë, një familje apel në News24: Na ndihmoni me bukë! PUKË-Një familjar nga fshati True i Pukës bën apel për ndihme pasi prej 5 ditësh nuk lëvizin nga banesa për shkak të borës mbi 2 metër që ka mbuluar zonën.

Shtetasi Hysni Paja telefonoi në TVNews24 sot paradite duke bërë apel që autoritetet ta ndihmojnë pasi ai dhe 9 familjarët e tij nuk kanë më ushqime. “Jam 1 orë larg fshatit tim, fshati True. Jemi bllokuar mbi 5 ditë në banesë. Nuk kemi bukë për të ngrënë, duam vetëm bukë. jemi vetë dhjetë në banesë që presim të shpëtojmë nga kjo gjendje”.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/puka-me-bore-nje-familje-apel-ne-news24-na-ndihmoni-me-buke--81348.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek