Janinë, aksidentohet autobusi me 50 pasagjerë Athinë-Tiranë

Janinë, aksidentohet autobusi me 50 pasagjerë Athinë-Tiranë TIRANE-Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur me autobusin e linjës Athinë-Tiranë në afërsi të Janinës. Për pasojë burime nga vendgjarja thanë për TvNews 24 se të paktën 8 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Janinës, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Aksidenti ndodhi kur autobusi me rreth 50 pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe shkak mendohet se ka qenë akulli dhe kushtet e vështira të motit. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe dërgoi në qendren mjekësore pasagjerët e plagosur.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/janine-aksidentohet-autobusi-me-50-pasagjere-athine-tirane-81350.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek