Euro pëson rritje, këmbehet me 139.2 lekë

Euro pëson rritje, këmbehet me 139.2 lekë TIRANË- Euro ka pësuar rritje gjatë kësaj jave në tregun tonë të këmbimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët europiane këmbehet me 139.2 lekë, ndërsa dollari me 105 lekë.

Kambistët shpjegojnë se krahas ndikimit të bursave, në kuotimin e valutave ka ndikuar edhe mungesa e valutës në treg.

Kjo për shkak të rënies së dërgesave të emigrantëve, por edhe investimeve të huaja, një fakt ky i konstatuar edhe nga Banka e Shqipërisë.

Ndërkaq në tregjet financiare europiane, euro shkëmbehet me 1 dollar e 31 cent. Euro vijon të jetë e fortë kundrejt lekut shqiptar, pavarësisht se në ambientin ndrëkombëtar ajo nuk po kalon një periudhë të mirë. Kjo për shkak të shkallës së madhe të përdorimit të monedhës europiane në ekonominë tonë.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/euro-peson-rritje-kembehet-me-139-2-leke-81368.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek