Posidonia oceanic, bima më e vjetër në tokë

Posidonia oceanic, bima më e vjetër në tokë AUSTRALI- Shkencëtarët kanë zbuluar organizmin më të vjetër në botë. Sipas tyre ky organizëm është një lloj bari që ka mbijetuar për më se 200,000 vite në tokë, ndërsa vazhdon të jetojë ende.

Bëhet fjalë për një formë bari gjigant në fundin e detit Mesdhe. Shkencëtarët australianëshprehen se bari i quajtur Posidonia oceanic, shtrihet në mbi 40 “fusha” nëntokësore nga Spanja e deri në Qipro, shkruan Telegrafi.

Deri tani mendohej se një bimë në Tazmani ishte organizmi më i vjetër i gjallë me 43,000 vite jetë.

Profesori Carlos Duarte nga Universiteti i Australisë Perëndimore, theksoi se çelësi i jetëgjatësisë së këtij bari deti është mundësia e tij për riprodhim me rrugë aseksuale, respektivisht me klonim. Ai shtoi se, prandaj barërat detar janë organizmat më të qëndrueshëm në planet.

http://www.balkanweb.com/teknologji/2694/posidonia-oceanic-bima-me-e-vjeter-ne-toke-81387.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek