NJË PALESTINEZ VRITET NGA SHEMBJA E NJË TUNELI MES GAZËS DHE EGJIPTIT

NJË PALESTINEZ VRITET NGA SHEMBJA E NJË TUNELI MES GAZËS DHE EGJIPTIT

Një palestinez u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga shembja e një tuneli të hapur mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, njoftoi sot shefi i shërbimit të urgjencës në territorin palestinez. 
"Një palestinez u vra dhe katër të tjerë u plagosën kur një tunel i hapur poshtë kufirit në lartësinë e qytetit të Rafahut u shemb", i tha AFP-së Dr. Moawiya Hassanine.
Disa persona kanë vdekur gjatë muajve të fundit  në këto kalime të mbjella përgjatë kufirit, që përdoren për trafik armësh, karburanti dhe mallrash drejt Rripit të Gazës. 
Izraeli, ndërsa shprehet se po bën gjithçka të nevojshme  për të shmangur një krizë humanitare në Rripin e Gazës ku jetojnë afro 1,5 milionë palestinezë, ka vendosur nga ana tjetër bllokadë në këtë territor. Ai e konsideron si "entitet terrorist" që pas marrjes së pushtetit me forcë nga Hamasi  në janar 2007, kundër partisë Fatah të presidentit palestinez Mahmoud Abbas


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek