Përfaqësuesi i Katërshes për Lindjen e
Mesme, Tony Blair kërkoi sot armëpushimin e menjëhershëm për konfliktin
izraelito-palestinez dhe për më tepër një strategji të re për Rripin e
Gazës.
''Për ngjarjet e tmerrshme dhe
humbjet tragjike të qënieve njerëzore në Gaza, nevojitet menjëherë një
armëpushim pasi sulmet me raketa po vrasin civilët izraelitë dhe
goditjet e izraelitëve në Gaza të ndalojnë pasi vuajtja e popullatës,
që është më e rëndësishmja, duhet të përfundojë'', deklaroi Blair në
një komunikatë.
"Së shpejti ne duhet
të ndërrmarrim një strategji të re për Rripin e Gazës në mënyrë që të
ndalet vuajtja e palestinezëve dhe siguria e Izraelit të jetë e
mbrojtur'', vazhdoi Tony Blair.
Më
shumë se 200 palestinezë u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën rëndë nga
sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, konfirmoi shefi
i shërbimeve të urgjencës në territor
ShtypiDites