Lideri i qeverisë islamike të Hamasit në
Rripin e Gazës u deklaroi palestinezëve se Gaza nuk do t'i dorëzohej
kurrë Izraelit, çfarëdo lloj force që të përdorë ky i fundit kundër
këtij territori.
''Ne nuk do ta
dorëzojmë tokën tonë, ne nuk do ta ngremë kurrë flamurin e bardhë dhe
nuk do t'i përulemi askujt, përveç se Zotit'', deklaroi Ismail Hanieh
përmes një letre drejtuar palestinezëve, pas sulmeve të sotme izraelite
që kanë shkaktuar deri tani vdekjen e 205 palestinezëve.
''Ka
gjak gjithandej, ka të plagosur dhe të vrarë në çdo shtëpi dhe në çdo
rrugë..., por ne nuk do të dorëzohemi kurrë'', shtohet në letër
ShtypiDites