Eurogrup takim për Greqinë, mesazhe pozitive nga Brukseli

Eurogrup takim për Greqinë, mesazhe pozitive nga Brukseli BRUKSEL - Në Bruksel, zhvillohet një takim kyç i Eurogrup për të ardhmen e ekonomisë greke, ku merr pjesë edhe kryeministri Lukas Papadhimos dhe ministri i Financave Venizelos. 

Zhvillimet nga Brukseli:

Ora 19:00

Deklaratë optimiste e ministrit Venizelos

"Ne jemi të gatshëm të përfundojmë këtë proces të gjatë për programin e ri”, tha zëvendëskryeministri grek Venizelos, i cili merr pjesë në takimin e Eurogroup në Bruksel, së bashku me kryeministrin Papadhimos. "Unë jam optimist, por në çdo rast kemi nevojë për një politikë të qartë të miratuar nga Eurogroup”, tha ai. 

Greqi-Finlandë nënshkruajnë marrëveshje

Para fillimit të mbledhjes së Eurogroup, Venizelos ka pasur një takim formal me homologun finlandez. Siç raportohet në Reuters, Greqia dhe Finlanda nënshkruan një marrëveshje për garancitë e kërkuara nga kjo e fundit, me qëllim që Finlanda të kontribuojë në paketën e dytë të ndihmës për Greqinë.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/eurogrup-takim-per-greqine-mesazhe-pozitive-nga-brukseli-82058.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek