Izraeli pėrgatitet pėr 'luftime tė dhimbshme'

Izraeli pėrgatitet pėr 'luftime tė dhimbshme'
Qeveria izraelite ka miratuar mobilizimin e rezervistëve, teksa forcat ushtarake vazhdojnë sulmin në Rripin e Gazës. Të paktën gjashtë mijë e pesëqind trupa rezerviste pritet të armatosen.

Izraeli ka paralajmëruar se mund të dërgojë trupa në Gazë, nëse sulmet e deritanishme nga ajri nuk arrijnë të ndalin goditjet me raketa të militantëve palestinezë në territorin e Izraelit.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, kryeministri Ehud Olmert, thuhet t'i ketë paralajmëruar kolegët e tij për luftime të gjata, të dhimbshme dhe të vështira.

Në Gazë, aeroplanët izraelitë kanë goditur sot kompleksin kryesor të sigurisë, qendrën e kanalit televiziv të kontrolluar nga Hamas-i dhe një xhami.

Personeli mjeksor palestinez thotë se mbi 280 persona janë vrarë që nga dita e shtunë. Militantët palestinezë njoftohet të kenë goditur me raketa më në thellësi të territorit të Izraelit


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek