“Spahiu”, mbyllet faza hetimore, të hënën publikohet raporti

“Spahiu”, mbyllet faza hetimore, të hënën publikohet raporti TIRANË- Komisioni Parlamentar për hetimin e ish-nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu ka përmbyllur sot fazën e hetimeve, ndërsa ka deklaruar se të hënën do të publikojë edhe raportin përfundimtar.

Kreu i komisionit hetimor Enkelejd Alibeja tha se komisioni ka në dispozicion tashmë edhe materialet shkresore për menaxhimin e fondeve financiare në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Raportin përfundimtar për ish nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu pritet të miratohet në Parlament në datën 1 mars.

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/spahiu-mbyllet-faza-hetimore-te-henen-publikohet-raporti-82278.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek