
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet ne Kodin Penal për terrorizmin.
Me këmbënguljen e opozitën është rënë dakord ndryshimi i nenit 230 ku cdo vepër që provokon gjendje tmerri në publik, si protesta e 21 janarit të mos cilësohet vepër penale me qëllim terrorizmi ashtu sikundër propozohej në variantin e qeverisë.
Ndërkaq komisioni ka rënë dakord që pastrimi i parave të cilësohet vepër penale. Në mbledhjen e ardhshme Komisioni i Ligjeve do të diskutojë amendamentet për dhunën në familje.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/terrorizmi-miratohen-ndryshimet-ne-kodin-penal-82282.html