Aksident në Elbasan, plagosen rëndë tre të rinj

Aksident në Elbasan, plagosen rëndë tre të rinj ELBASAN - Tre të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në qendër të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth mesditës përpara teatrit “Skampa”, kur një makinë është përplasur me një motor me targa Tirane.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesja e mjetit Borena Gjuzi dhe dy të rinjtë që udhëtonin me motor, përkatësisht Gazmir Hakaj dhe Blerina Capaj.

Sipas policisë, shkak i aksidentit paraprakisht mendohet shpejtësia me të cilën udhëtonin të dy palët.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/aksident-ne-elbasan-plagosen-rende-tre-te-rinj-82293.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek