Zbulohet planeti GJ 1214b, përbëhet nga uji

Zbulohet planeti GJ 1214b, përbëhet nga uji NEW YORK- Teleskopi hapsinor Hubble ka zbuluar ekzistencën e një planeti të përbërë kryesisht nga uji, jashtë sistemit tonë diellor. Quhet GJ 1214b dhe është më i madh se planeti ynë Tokë, por më i vogël se Jupiteri. Astronomët e kishin zbuluar që prej 2009, por asokohe mendohej se ky planet ishte mbuluar nga një re e dendur hidrogjeni dhe heliumi.

"GJ 1214b është ndryshe nga planetet e tjerë që ne njohim", tha Zachory Berta nga qendra e Astrofizikës, në universitetin e Harvardit. Sipas tij ky planet " është i pari i një klas të re të planeteve, që përbëhen kryesisht nga uji”, tha ai.

I pozicionuar në një orbitë të shtrënguar përreth një ylli të kuq, rreth 40 vite dritë larg nesh, GJ 1214b ka një temperaturë që shkon deri në 230 gradë në sipërfaqe. Dendësia e saj është vetëm 2 gram për centimetër kub.

Uji ka dendësi 1 gram për centimetër kub, ndërkohë që dendësia mesatare e tokës është 5.5 gram për centimetër kub, GJ 1214b ka ujë shumë më tepër se sa në planetin tonë dhe shumë më pak sipërfaqe të ngurtë apo gurë. Në fakt, temperaturat dhe presionet e larta mund të krijojnë në këtë planet materiale ekzotike, të tilla si "akull i nxehtë" ose "ujë superfluid".

http://www.balkanweb.com/teknologji/2694/zbulohet-planeti-gj-1214b-perbehet-nga-uji-82297.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek