SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik

SHBA, Anonymous mund të shkatërrojë rrjetin elektrik SHBA - Në një takim me përfaqësuesit e qeverisë amerikane, drejtori i Agjencisë Amerikane për Siguri Nacionale (NSA), tha se Anonymous brenda dy viteve do të forcohet aq shumë sa që mund të rrënojë sistemin e furnizimit me energji elektrike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas “Wall Street Journal”, drejtori i NSA-së Keith Alexander mendon se grupi i hakerave Anonymous është një kërcënim i vërtetë, që mund të fuqizohet shumë pas disa vitesh.

Ndërohë Blogu i grupit Anonymous, anonops.blogspot.com, ka postuar fotografinë e drejtorit të NSA-së me shkrimin: “Qesharake! Pse do ta fikte Anonymous rrjetin elektrik? Nuk ka kuptim! Ata duan vetëm të frikësoheni”.

Ndërsa në rrjetin social Twitter, Anonymous shkruan se një gjë e tillë nuk u ka shkuar në mend, pasi në këtë mënyrë do të vrisnin njerëzit në spitale, jeta e të cilëve varet nga aparaturat.
http://www.balkanweb.com/teknologji/2694/shba-anonymous-mund-te-shkaterroje-rrjetin-elektrik-82308.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek