Vrasja e Elenit, e dashura e Ilia Bashos “zbuloi” krimin

Vrasja e Elenit, e dashura e Ilia Bashos “zbuloi” krimin TIRANE- Ka qenë e dashura e Ilia Bashos, e cila ka de konspiruar gjithë alibinë e ngritur për vrasjen e bashkëshortes së tij. Menjëherë pas arrestimit të 38- vjeçarit, grupi hetimor e ka marrë në pyetje këtë të fundit, por Basho në asnjë moment nuk ka pranuar që të ketë lidhje me vrasjen.

Madje ai ka mohuar dhe faktin se ka pasur një lidhje jashtë martesore. Në këto kushte, ekspertët e policisë kanë sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të dashurën e 38-vjeçarit, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, për të kryer një ballafaqim mes tyre.

Mësohet se ajo e ka pranuar lidhjen mes tyre. Në çastin kur efektivët i kanë vënë përpara provat e grumbulluara dhe mesazhet telefonike të shkëmbyera mes tij dhe të dashurës si dhe kur i kanë vënë të dy përballë njëri-tjetrit, atëherë Ilia Basho është dorëzuar dhe ka pranuar lidhjen e tij jashtë martesore.

Por, ai ka vijuar të kundërshtojë akuzën e ngritur për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Eleni Basho mbrëmjen e 2 shkurtit, pak metra larg banesës. Ndërkaq, burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se deri më tani, nuk ka asnjë provë që ta lidhë të dashurën e 38- vjeçarit me vrasjen e Eleni Bashos.
(Lexoni shkrimin e plotë në numrin e sotëm të Gazeta Shqiptare)

http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/vrasja-e-elenit-e-dashura-e-ilia-bashos-zbuloi-krimin-82318.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek