NJĖ ANIJE E FLOTĖS IZRAELITE PĖRLESHET ME NJĖ ANIJE NDIHMASH DESTINUAR PĖR GAZĖN

NJĖ ANIJE E FLOTĖS IZRAELITE PĖRLESHET ME NJĖ ANIJE NDIHMASH DESTINUAR PĖR GAZĖN

Një anije e flotës izraelite u përlesh sot me një anije të vogël që transportonte ndihma të aktivistëve ndërkombëtarë të destinuara për në Gaza, bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite.
Nuk pati njoftime për viktima nga incidenti me anijen e vogël "Dignity" që vinte nga Qiproja dje në mbrëmje.
Izraeli e ka shpallur territorin bregdetar një zonë të mbylluar ushtarake dhe tha se anija e Lëvizjes për Lirinë e Gazës nuk do të lejohej të ankorohej në port.
Jigal Palmor, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme izraelite tha se anija nuk arriti t'i përgjigjej kontaktit me radio të anijes izraelite dhe se një anije izraelite "u përlesh" me anijen e vogël.
Lëvizja për Lirinë e Gazës i tha agjencisë Reuters se anija e tyre, që mbartëte 3 ton e gjysmë ndihmë mjekësore me 16 veta në bord, ishte qëlluar në ujërat ndërkombëtare rreth 70-80 milje larg Gazës nga një anije izraelite.
Palmor mohoi se kishte patur shkëmbim me armë megjithëse të dy anijet kishin patur "kontakt fizik". Ai tha se askush nuk ishte plagour dhe se anija izrealite e kishte shoqëruar anijen e ndihmave deri në ujërat territorialë të Qipros.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek