Kina njoftoi sot për dhënien e një
milionë dollarëve si ndihmë humanitare urgjente në ditën e katërt të
ofensivës izraelite kundër Hamasit në Rripin e Gazës.
''Kina
vendosi t'u japë autoriteteve palestineze si ndihmë humanitare një
milionë dollarë, me qëllim blerjen e materialeve të nevojshme dhe
urgjente'', deklaroi zëdhënësi i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme
në një komunikatë.
''Kina kërkon
ndalimin e menjëhershëm të konfliktit të armatosur dhe marrjen e masave
për lehtësimin e krizës humanitare në Gaza'', theksoi zëdhënësi.
Në
ditën e katërt të ofensivës izraelite kundër Hamasit, nga sulmet ajrore
rezultojnë të paktën 370 të vdekur dhe 1700 plagosur në Rripin e Gazës.
ShtypiDites