HAMASi THOTĖ SE SHBA PO I JEP MĖ SHUMĖ KOHĖ IZRAELIT PĖR TĖ VAZHDUAR OFENSIVĖN NĖ GAZA

HAMASi THOTĖ SE SHBA PO I JEP MĖ SHUMĖ KOHĖ IZRAELIT PĖR TĖ VAZHDUAR OFENSIVĖN NĖ GAZA

Një lider i Hamasit në mërgim  tha sot se se Shtetet e Bashkuara duket se kërkojnë t'i japin më shumë kohë Izraelit të vazhdojë ofensivën në Gaza.
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara votoi dje një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, por Shtetet e Bashkuara braktisën në mënyrë të papritur votimin, duke thënë se bisedimet lidhur me një armëpushim ishin ende në zhvillim e sipër përmes një ndërmjetësimi egjiptian.
"Duke mos e votuar rezolutën, por duke mos vënë veton kundër saj, Shtetet e Bashkuara dërgojnë një sinjal të qartë se ata e mbështesin rezolutën por pas një farë kohe", tha nga Damasku zëvendëslideri  poltik Musa Abu Marzuk, në televizionin e Hezbollahut "Al Manar".


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek