- Dhoma e Përfaqësuesve të
Ilinoisit ngriti sot padi ndaj guvernatorit Rod Blagojevich, i cili
akuzohet për abuzim pushteti përfshirë një përpjekje për të
shitur vendin presidentit të zgjehur Barack Obama në Senatin amerikan.
Dhoma
e kontrolluar nga demokratët votoi me 114 vota pro për të ngritur padi
ndaj guvernatorit demokrat. Kjo i hap rrugën një gjykimi në Senatin
shetëror, ku dënimi nga ana e dy të tretave të anëtarëve të saj do të
çojë në largimin e tij nga posti.
Barbara
Currie, demokratja nga Çikago, e cila kryesoi komitetin e hetimit që
rekomandoi ngritjen e padisë, i tha Dhomës së përfaqësuesve se
Blagojevich kishte tradhëtuar besimin e publikut, "një shërbëtor publik
i cili ka zgjedhur të mos i shërbejë publikut, i cili ka tradhëtuar
besimin e tij në pushtet, i cili nuk është i përshtatshëm për të
qeverisur".
Një gjykim në Senatin
shtetëror mund të fillojë më 26 janar, dy javë pas fillimit të
legjislaturës së re, tha një zëdhënës i senatorit John Culletron, një
demokrat i cili do të drejtojë institucionin.
ShtypiDites