Të paktën 80 për qind e popullsisë në Gaza
ka nevojë për ndihma urgjente në ushqime dhe Izraeli duhet ta bëjë më
të lehtë kalimin e ndihmave humanitare në zonë, bëri të ditur sot
shefja e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmat në ushqime.
"Situata
në Gaza është e tmerrshme me të paktën 80 përqind e njerëzvve që kanë
nevojë për ndihma urgjente në ushqime", tha drejtorja ekzekutive e
Programit Botëror të Ushqimit,(WFP), Josette Sheeran gjatë një vizite
në Rafah, në kufrin egjiptian me Gazan për të vlerësuar krizën.
Sheeran
ka dërguar zyrtarë të lartë të agjencisë në Jerusalem për t'u
kërkuar autoriteteve izraelite të lejojnë kalimin e ndihmave, bëri të
ditur WFP në një deklaratë të nxjerrë nga selia e tij në Romë.
ShtypiDites