AFRO 2500 MANIFESTUES NĖ KOPENHAGĖ KUNDĖR DHUNĖS IZRAELITE NĖ GAZA

AFRO 2500 MANIFESTUES NĖ KOPENHAGĖ KUNDĖR DHUNĖS IZRAELITE NĖ GAZA

Afro 2 500 persona, sipas policisë, pjesa më e  madhe me origjinë arabe, manifestuan sot në Kopenhagë për të denoncuar dhunën izraelite në Gaza. 
Duke mbajtur flamuj palestinezë dhe banderola, në të cilat shkruhej "Rroftë Palestina", "Stop masakrës ndaj fëmijëve në Gaza", manifestuesit hodhën parrulla kundër Izraelit duke e quajtur "vrasës". 
Shumë pak danezë vendas dalloheshin mes turmës të nisur nga bashkia për të ndaluar përpara kështjellës Christiansborg, selia e parlamentit.
"Mjaft më me masakra të pafajshmësh që i shohim përditë në kanalet televizive arabe, të tilla si Al-Jazira dhe që televizionet daneze nuk i japin. Duhet që kjo të marrë fund", i deklaroi AFP-së Hamid El Mousti, një danez me origjinë marokene. 
Manifestimi u shkurtua nga organizatorët, me qëllim shmangien e ndonjë degradimi të situatës, pasi të rinjtë filluan të qëllonin me fishekzjarrë kundër policëve të pranishëm në sheshin Christiansborg.
Policia mbylli ndër të tjera rrugët që të çonin në sinagogën e Kopenhagenit, me qëllim që të pengonte një grup prej rreth njëzet manifestuesish propalestinezë  t'i afroheshin ndërkohë që që po zhvillohej një shërbesë fetare.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek