SHTËPIA E BARDHË: ASNJË VENDIM PËRFUMDIMTAR PËR PJESËN E DYTË TË PLANIT FINANCIAR TË SHPËTIMIT

SHTËPIA E BARDHË: ASNJË VENDIM PËRFUMDIMTAR PËR PJESËN E DYTË TË PLANIT FINANCIAR TË SHPËTIMIT

Administrata Bush dhe këshilltarët e presidentit të zgjedhur Barack Obama, po diskutojnë mbi një kërkesë që mund t'i paraqesin Kongresit amerikan, për përdorimin e një tjetër pjese të fondit të akorduar nga plani financiar i shpëtimit, por deri tani nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë.
Gazeta "Washington Post" kishta raportuar se administrata Bush po përgatitej të kërkonte përdorimin e një pjese tjetër të fondit të planit të shpëtimit prej 700 miliardë dollarë.
Gazeta shtonte se ekipi kordinator për kalimin e pushtetit tek presidenti Obama, i cili merr detyrën më 20 janar, po kontribonte në kordinimin e kësaj kërkese.
Por zëdhënësja e shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, njoftoi se "nuk ishte marrë një vendim përfundimtar në lidhje me këtë"./


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek