AL-KAEDA NĖ IRAK - THRRJE PĖR SULME KUNDĖR OBJEKTIVAVE IZRAELITE DHE AMERIKANE NĖ BOTĖ

AL-KAEDA NĖ IRAK - THRRJE PĖR SULME KUNDĖR OBJEKTIVAVE IZRAELITE DHE AMERIKANE NĖ BOTĖ

Lideri i një grupi irakian të al-Kaedës, përmes një mesazhi të regjistruar dhe të publikuar në internet, u bëri thirrje palestinezve të zhvillonin sulme mbi të gjithat objektivat hebreje dhe amerikane nëpër botë, në shenjë hakmarrje për sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
"Palestinezët nëpër botë duhet të mbështessin luftën në Rripin e Gazas, të përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre ushtarake për të cilat janë të njohur dhe të sulmojnë objektivat hebreje dhe ato amerikane dhe interesat e tyre kudo nëpër botë", shprehej Abu Omar al-Baghdadi, drejtuesi i grupi islamik në Irak, në mesazhin e regjistruar dhe të publikuar në të gjitha faqet islamike në internet.
"Ne që jemi këtu në Irak nuk do t'i braktisim palestinezët në Gaza dhe do të nisim operacionet tona kundër amerikanëve", thuhej në mesazh.
Baghdadi përsëriti një thirrje të numrit dy të al-Kaedës, Ayman al-Zawahri, i cili u bëri thirrje myslimanëve të godisnin objektivat izraelite dhe amerikane në të gjithë botën.
Al-Kaeda është izoluar gjithmonë e më tepër në Irak, por gjenerali David Petraeus, komandant në Irak, ka deklaruar se ende mbetej një forcë e rrezikshme.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek