KINA NIS DREJT LINDJES SË MESME TË DËRGUARIN E SAJ PËR ÇËSHTJET NË RAJON

KINA NIS DREJT LINDJES SË MESME TË DËRGUARIN E SAJ PËR ÇËSHTJET NË RAJON

I dërguari Kinës për Lindjen e Mesme do të niset drejt Egjiptit, Izraelit dhe territoreve palestineze për të kontribuar në kuadrin e përpjekjeve për një zgjidhje diplomatike të situatës në Rripin e Gazës, deklaroi dot Ministria e Jashtme kineze.
"Në kuardin e përpjekjeve ndërkombëtare për zgjidhjen e situatës në Gaza, i ngarkuari me punë i Kinës për çështjet në Lindjen e Mesme, Sun Bigan, do të zhvillojë një tur në Egjipt, në Izrael dhe në territoret palestineze", bëri të ditur përmes një deklarate zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Qin Gang.
Qin shtoi se Kina është e shqetësuar për situatën aktuale në Rripin e Gazës pas ofensivës izraelite dhe se po vazhdon përpjekjet për të qetësuar situatën në enklavën palestineze".
Izraeli vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, pa marrë në konsideratë kërkesën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm, në lidhje me konfliktin mes tij dhe Hamasit, ofensivë e cila ka shkaktuar më tepër se 800 të vdekur.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek