Kriza e gazit që goditi Europën "po rëndohet"
pavarësisht nga përpjekjet për zgjidhjen e saj, deklaroi sot
kryeministri rus, Vladimir Putin gjatë takimit me homologun e tij
çek, Mirek Topolanek, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të
Bashkimit Europian.
''Pavarësisht përpjekjeve që janë bërë,
kriza do të thellohet'', deklaroi Putin në fillim të takimit, në një
rezidencë pranë Moskës.
Topolanek u shpreh se ''u kishte bërë
të ditur drejtuesve ukrainas se do të qëndronte në rajon deri sa të
rifillonte livrimi i gazit drejt Europës''.
Kryeministri çek,
vendi i të cilit ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Europian,
mbërriti sot në Rusi pas një takimi në Kiev me drejtuesit ukrainas për
zgjidhjen e krizës së gazit
ShtypiDites