Rreth 23
kilogramë heroinë, që arrijnë vlerën e një milionë eurove, u
sekuestruan dje në mbrëmje në kufirin bullgaro-turk, bëri të ditur sot
agjencia bullgare e doganave.
Droga ishte fshehur në një veturë me targa holandeze dhe drejtohej nga një holandez
43-vjeçar, i cili po kthehej në vendin e tij nga Turqia.
Të
hënën u zbuluan 35.5 kilogramë heroinë në një makinë me targa holandeze
që vinte nga Turqia dhe që po përpiqej të kalonte në Serbi për të
mbërritur në Europën Perëndimore.
Në vitin 2008, autoritetet
bullgare bënë të mundur sekuestrimin e 1.1 tonëve heroinë, 10 për qind
më shumë se një vit më parë.
ShtypiDites