Dyzetë e tre persona kanë vdekur nga i
ftohti që nga fundi i dhjetorit në të gjithë Rumaninë ku temperaturat
kanë rënë deri në minus 31 gradë Celcius në qendër të vendit, njoftoi
sot zëvendëssekretari i Shtetit për shëndetësinë, Raed Arafat.
Sipas Arafat, i cituar nga Newsin, mes viktimave është edhe një foshnje tre muajëshe e një familjeje të varfër.
Ndërkohë
që Rumania ka shumë pak qendra pritjeje për të pastrehët e njohur, një
pjesë e madhe e personave të vdekur ishin të pastrehë, njofton media.
Në
rajonin e Konstantas, në juglindje, tre burra dhe një grua, 52 deri 57
vjeç, kanë gjetur vdekjen në fund të dhjetorit në rrugë ose në strehime
të përkohshme ku mungonte ngrohja.
Të dielën e kaluar në Transilvani, dy burra gjetën vdekjen në shtëpinë e tyre që nuk kishte ngrohje.
ShtypiDites