Izraeli dhe Hamasi u angazhuan sot se do
të vazhdonin luftimet, duke shpërfillur kërkesat ndërkombëtare për t'i
dhënë fund konfliktit në Gaza, i cili hyri në ditën 16-të me përleshje
të ashpra mes trupave izraelite dhe militantëve palestinezë.
Lideri
i Hamasit në mërgim Khaled Meshaal tha se grupi i tij islamik nuk do të
merrte në konsideratë një armëpushim derisa Izraeli t'i jepte fund
ofensivës ushtarake dhe të hiqte blokadën ndaj Rripit të Gazës.
Izraeli i
dërgoi tanket më në thellësi të enklavës bregdetare të kontrolluar nga
Hamasi dhe kërcënoi se do të intensifikonte sulmet e saj ajrore
dhe tokësore kundër militantëve, të cilët kanë lëshuar më shumë raketa
ndaj shtetit hebre. Dëshmitarët palestinezë njoftuan për luftime të
ashpra në lindje të qytetit të Gazës kur militantët e Hamasit lëshuan
predha anti tank dhe mortaja kundër trupave izraelitë, që po avancojnë
në brendësi të territorit, që u përgjigjën me predha tankesh dhe sulme
ajrore.
Në jug perëndim të qytetit,
ushtarët izraelitë vranë 10 militantë, bënë të ditur zyrtarë
palestinezë të shëndetësisë. Gjatë sulmeve ajrore pesë militantë u
vranë, thanë mjekët. Të paktën një nga viktimat u identifkua
si militant i Hamasit.
ShtypiDites