Nju Jorku nën ujë në vitin 2300

Nju Jorku nën ujë në vitin 2300 TIRANE-Edhe pse krerët e shteteve janë vënë në lëvizje dhe kanë rënë dakort që të minimizojmë pasojat e ngrohjes globale, niveli i detit është i destinuar të rritet në shekujt e ardhshëm.

Kështu bën të ditur një studim i bazuar në të dhënat e mbledhura nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë.
Më shumë se një paralajmërim, apo një skenar apokaliptik, në fakt është kuadro që vjen nga një kërkim shkencor, në vitin 2300, niveli i detrave mund të rritet me 4 metra. Vlera mesatare e llogaritur nga shkencëtarët ndaj këtij skenari apokaliptik, ndalon tek niveli me 2.7 metra.
Megjithatë për qytete dhe rajone bregdetare kjo do të rezultojë tragjike, thekson autori i studimit, Stefan Rahmstorf, nga Instituti i Potsdam për kërkime mbi pasojat klimaterike.
“Në Nju Jork, për shembull, një rritje prej 1 metër do të shkaktonte pasoja të rënda. Një mbikqyrje që i është bërë bregut të zonave, Baltimorë, Filadelfia, Boston, në cdo 3 vjet brenda këtij shekulli, deti rritet frikshëm në nivelet e tij, krahasuar me anën tjetër të botës".

Temperaturat në rang bote po rriten me 2 e deri në 3 gradë cdo vit. Sipas shkencëtarëve, nuk ka kthim më pas për planetin tonë. Kjo rritje temperaturash do të sillte rritjen në nivelin e detit me 2 deri në 5 metra, thekson në studimin e tij shkencëtari Michiel Schaeffer.

Ashtu sic bën të ditur dhe një studim nga revista klimaterike ‘Nature’, dëmet ekonomike do të jenë të paparashikueshme, dhe më tagjike ekspodi i refugjatëve.
http://www.balkanweb.com/teknologji/2694/nju-jorku-nen-uje-ne-vitin-2300-93804.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes