Imuniteti, nisma e PD-së votohet më 6 gusht në Kuvend

Imuniteti, nisma e PD-së votohet më 6 gusht në Kuvend TIRANE - Konferenca e Kryetareve vendosi që nisma e PD-së për heqjen e imunitetit, përmes ndryshimeve në Kushtetutë, të votohet në këtë sesion parlamentar, në seancën plenare të 6 Gushtit.

Konferenca e Kryetareve vendosi sot që më 20 Korrik të mblidhet Këshilli Legjislativ dhe një ditë më pas të zhvillohet mbledhja e konstitucionalistëve për ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Më pas këto ndryshime do të votohen në Kuvend më 6 Gusht. 

Një ditë më parë kryeministri Berisha ftoi opozitën të votojë heqjen e imunitetit, pasi varianti i propozuar nga mazhoranca është pikërisht ai që kanë kërkuar socialistët. Ndërkaq Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të dorëzojë sot një nismë ligjore në Kuvend për heqjen e imunitetit.

Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore në LSI, Ylli Manjani kjo nismë ligjore është e ndryshme nga ajo që ka paraqitur PD. Sipas propozimit të LSI-së për çdo të zgjedhur apo të emëruar politik duhet të ketë zero imunitet. Por ndryshe nga PD, LSI propozon që gjykatësit duhet të gëzojnë imunitet të kufizuar, aq sa për tu mbrojtur nga shantazhi politik, por jo për t’iu fshehur shkeljes së ligjit.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/imuniteti-nisma-e-pd-se-votohet-me-6-gusht-ne-kuvend-95592.html
English Italiano Deutsch Russian Trk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes