Greqi, aleatët bien dakort për masat, Trojka e kënaqur

Greqi, aleatët bien dakort për masat, Trojka e kënaqur Pas një takimi dramatik prej dy orësh, nën hijen e rrezikut të rënies së qeverisë, me pasoja të paparashikueshme, tre krerët e partive në koalicion, më në fund ranë dakord për t’i paraqitur Trojkës masat për kursimin e 11.5 miliardë euro, gjatë viteve 2013-2014.

Megjithë rezervat e forta që kanë shprehur më parë, kreu i PASOK dhe ai i DIMAR pranuan projektin e kryeministrit Samaras dhe Ministrit të Financave për paketën e masave, duke përfshirë edhe një shkurtim të ri drastik në paga dhe pensione. 

"Më duhet të pranoj. Ne nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje, siç bëri Demokracia e Re nëntorin e kaluar. Do t’i qëndrojmë programit të marrëveshjes", tha kreu i PASOK pas takimit. Venizelos theksoi se "është zgjedhje dhe përgjegjësi e kryeministrit, që masat për 11.5 miliardë euro të merren menjëherë”. 

Kryetari i së Majtës Demokratike, Fotis Kuvelis deklaroi se, "qëndrimi ynë i përbashkët është të rëndohen sa më pak shtresat e varfra".

"Vendimi krijon klimë besueshmërie ndërkombëtare për Greqinë. Si kryeministër unë kam detyrë dhe përgjegjësi. Nëse nuk e marrim tani këtë vendim, do të hymë në izolim dhe do të përballemi me dyer të mbyllura", mësohet t’iu jetë drejtuar kryeministri Samaras aleatëve të tij. 

Të paktën 6 miliardë do të sigurohen nga shkurtimi i pagave dhe pensioneve, duke shkaktuar edhe më shumë dhimbje e depresion në shoqërinë greke, e cila numëron tashmë më shumë se 1 100 000 persona të papunë.

Ministri i Financave, Stournaras theksoi se një objektivi kyç është "për të minimizuar ndikimin social të masave". Nga kjo paketë masash varet edhe disbursimi i këstit të ndihmës 31.5 mld euro për Greqinë. 

Trojka e kënaqur pas takimit me Stournaras
Rreth dy orë zgjati takimi Treshes me ministrin e Financave, Janis Stournaras, i cili informoi se është rënë dakort për shkurtimet dhe masat, me qëllim kursimin e 11.5 miliardë eurove. Pas takimit, përfaqësuesit e FMN, BQE dhe BE mbetën me sa duket të kënaqur. “Takim i shkëlqyer” tha Paul Thomsen, ndërsa kur Mathias Morse u pyet nëse bisedimet janë në rrugë të mbarë, u përgjigj: “Edhe pak ditë më shumë...”.
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/greqi-aleatet-bien-dakort-per-masat-trojka-e-kenaqur-98074.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes