Kryekomisar Adem Tahiraj shpallet "Dëshmor i Atdheut"

Kryekomisar Adem Tahiraj shpallet TIRANE- Kryekomisar Adem Tahiraj u shpall të premten "Dëshmor i Atdheut", pasi u vra në krye të detyrës mbrëmjen e 13 shtatorit.

Kryekomisar Adem Tahiraj, 49 vjeç, baba i tre fëmijëve, ka kryer një sërë funksionesh si shef i njësisë operative në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, shef i Komisariatit të Policisë Shijak, etj.

Gjatë gjithë viteve të punës si punonjës policie në strukturat operacionale të rendit dhe sigurisë publike, të policisë kriminale dhe të shefit të komisariatit të policisë, është karakterizuar nga disiplina e lartë në përmbushjen e detyrës, për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, në luftën pa kompromis kundër elementeve kriminalë, si dhe është dalluar për marrëdhënie të mira me komunitetin, me kolegët dhe eprorët.

Kryekomisar Adem Tahiraj humbi jetën në datën 13 shtator 2012, në krye të detyrës dhe që sot trupi i tij do të prehet në varrezat e Dëshmoreve të Kombit.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/kryekomisar-adem-tahiraj-shpallet-deshmor-i-atdheut-102517.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes