Shkarkimi, prokurori padit Ina Ramën dhe Bamir Topin

Shkarkimi, prokurori padit Ina Ramën dhe Bamir Topin TIRANE - Ish-prokurori i Kurbinit, Tom Deda, i larguar nga detyra në vitin 2009, padit Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama dhe ish-presidentin Bamir Topi, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dy ditë më parë, kallëzimi penal është depozituar në Prokurorinë e Tiranës me akuzën “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, mes ish-kreut të shtetit dhe Prokurores së Përgjithshme.

Në padinë e tij, prokurori Tom Dedaj parashtron se është shkarkuar nga detyra në kundërshtim të hapur me ligjin nga prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, me miratimin e Presidentit Bamir Topi. Prokurori Tom Deda thekson në padinë penale se pavarësisht shkarkimit të padrejtë, ai ka fituar të drejtën e kthimit në detyrë me vendime të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe me vendin të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, prokurorja dhe ish-presidenti nuk e kanë kthyer në detyrë, duke shkelur kështu verdiktet e dhëna nga togat e zeza.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/shkarkimi-prokurori-padit-ina-ramen-dhe-bamir-topin-102530.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes