Presidenti Nishani vizitë zyrtare në Bruksel

Presidenti Nishani vizitë zyrtare në Bruksel TIRANE-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të Presidentit të Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, do të niset nesër për në Bruksel, ku në datat 17-18 shtator do të zhvillojë takime zyrtare me personalitetet më të larta të Bashkimit Evropian.

Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se axhenda e vizitës parashikon ditën e hënë, më 17 shtator, në orën 14.30, takim të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, me Presidentin e Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, pas të cilit do të ketë deklarata për shtyp dhe në orën 17.30 me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, që do të pasohet nga një konferencë e përbashkët shtypi.

Ditën e martë, Presidenti Nishani do të takohet gjithashtu edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ndërsa në orën 16.30 me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, me të cilin do të japë edhe një konferencë për shtyp. Po të martën, Presidenti Nishani do të pritet nga kryebashkiaku i Sharbeekut, Bernard Clerfayt dhe më pas do të zhvillojë në Universitetin e Lirë të Brukselit, në orën 18.00 një takim me përfaqësues të bashkësisë shqiptare.

Dita e tretë e vizitës së Kryetarit të Shtetit shqiptar pritet të përmbyllet me një takim me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian / Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Baroneshën Catherine Ashton.

Vizita zyrtare e Kryetarit të Shtetit në Bruksel zhvillohet në prag të publikimit nga Komisioni Evropian të Raportit të Përparimit të Shqipërisë për vitin 2012.

Në delegacionin zyrtar, të cilin kryeson Presidenti Nishani, do të jetë e pranishme dhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/presidenti-nishani-vizite-zyrtare-ne-bruksel-102714.html
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek
Big Brother Albania 6, Tirana Hotels walmart coupons Office Depot Coupons bed bath and beyond coupon kohls coupons free coupons gazeta celesi Shakespeare Quotes What is ADHD Swag Quotes