
TIRANE-Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu ka kërkuar sot rikthimin e dënimit me vdekje për disa vepra penale.
Deklarata është bërë gjatë një komunikimi me mediat, gjatë të cilit Spahiu ka reaguar për situatën e fundit, atë të vrasjes së kryekomisarit të Shijakut.
Spahiu gjithashtu kërkoi që në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë të kthehen në Shqipëri eshtrat e Mbretit Zog, si dhe të ndërtohet mauzoleumi përkatës.
“Në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe nderimit të personaliteteve të shquar të historisë së shtetit tonë, Partia Lëvizja e Legalitetit vlerëson maksimalisht angazhimin e qeverisë shqiptare për kthimin në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog dhe ndërtimin e mauzoleumit përkatës që do të ngrihet aty ku ka qenë mauzoleumi i mëparshëm që u shkatërrua me dinamit prej komunistëve kur hynë në Tiranë”, tha ai.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/vrasjet-spahiu-te-rikthehet-denimi-me-vdekje-102717.html