
TIRANË-Një vrasje është shënuar sot në mbrëmje në Tiranë ku viktimë ka mbetur një 17-vjeçar.
Ngjarja është shënuar në një nga autobusët e linjave të kryeqytetit rreth orës 16:40 minuta kur shtetasi Mirush Ajazi ka qëlluar me thikë 17-vjeçarin, Napolon Mustafa.
Plagët e marra kanë qenë fatale për adoleshentin që nuk u mbijetoi dot.
Në pranga policia ka vënë 38-vjecarin, ndërsa thekson se ngjarja ka pasur motive të dobëta.
http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/tirane-vritet-me-thike-ne-autobus-nje-17-vjecar-pranga-autorit-102728.html