PRISHTINĖ - 500 000 KOSOVARĖ NĖ RRUGĖT DHE SHESHET E VENDIT NĖ PĖRVJETORIN E SHPALLJES SĖ PAVARĖSISĖ

PRISHTINĖ - 500 000 KOSOVARĖ NĖ RRUGĖT DHE SHESHET E VENDIT NĖ PĖRVJETORIN E SHPALLJES SĖ PAVARĖSISĖ

Më 17 shkurt, në përvjetorin e shpalljes së pavarisësë së Kosovës, në manifestimin e titulluar “Ecja në pavarësi”, në sheshet dhe rrugët kryesore të Prishtinës dhe të qyteteve e fshatrave të Kosovës do të jenë të pranishëm së paku 500 000 persona.
Një mbledhje solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës, rreth mesditës, një koncert i Filarmonisë së Kosovës në kryeqytet dhe shumë koncerte të tjera në Prishtinë dhe gjithë Kosovën në mbrëmje, që do përcillen edhe me fishekzjarre, janë disa nga veprimtaritë e festës.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka diskutuar programin e organizimeve për festimin e njëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
''Ka mbetur edhe pak kohë për të shënuar edhe zyrtarisht përvjetorin e parë të Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Tani festimet kanë filluar anekënd Kosovës dhe kudo që jetojnë shqiptarët'', tha Thaçi.

Kryeministri falënderoi të gjithë ministrat dhe të gjitha institucionet për punën që është bërë në vitin e parë të pavarësisë si edhe për zotimet për integrim në BE dhe NATO.

''Do të kemi një festim dinjitoz dhe krenar, një festim madhështor, një festim mbarëpopullor dhe me përgjegjësi edhe shtetërore'', paralajmëroi Thaçi.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek