Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi pritën sot diplomatë të shteteve të Pesëshes, të akredituar në Prishtinë dhe Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, të cilët i shprehën popullit të Kosovës urimet më të sinqerta me rastin e njëvjetorit të pavarësisë.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Feith dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tina Kaidanov konfirmuan vazhdimin e mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën.
“Dua
t’ju përgëzoj për progresin e arritur që prej shpalljes së pavarësisë
dhe për përkushtimin në zbatimin me përpikëri të Planit Ahtisaari që
keni zbatuar gjatë gjithë kohës. Ne jemi të përkushtuar ta vazhdojmë
mbështetjen e fuqishme, në mënyrë që Kosova të ecë edhe më tej në
rrugën e saj. Kosova do të jetë vend i lirë dhe demokratik, i të gjitha
komuniteteve”, tha Feith.
Ambasadorja
amerikane, Kaidanov tha se populli i Kosovës duhet të jetë krenar për
punën e bërë deri tani dhe premtoi vazhdimin e mbështetjes amerikane.
Presidenti Sejdiu i falënderoi shtetet që kanë njohur Kosovën dhe rolin që kanë luajtur ato për një vit.
“Urimet
tuaja janë inkurajim i madh për ne dhe qytetarët tanë. Kosova do të
jetë shtet demokratik i të gjithë qytetarëve me një kujdes të veçantë
ndaj komuniteteve pakicë”, tha presidenti Sejdiu./
Në këtë takim morën pjesë edhe ambasadorët e Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë
| Tiranë | 17 | °C | |
| Prishtinë | 10 | °C | |
| Ulqin | 16 | °C | |
| Shkup | 10 | °C |
| BLIHET | SHITET | |
| EUR | ||
| USD | ||
| GPB | ||
| CHF |