NAPOLITANO: ITALIA E PĖRKUSHTUAR THELLĖSISHT PĖR PROGRESIN E KOSOVĖS

NAPOLITANO: ITALIA E PĖRKUSHTUAR THELLĖSISHT PĖR PROGRESIN E KOSOVĖS

Presidenti italian, Giorgio Napolitano i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Kosovës.
''Gjatë vitit të kaluar marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve tona kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme me vendosjen e menjëhershme të përfaqësive diplomatike'', thuhet mesazhin e urimit të presidentit italian.
''Italia konfirmon përkushtimin e saj të thellë për progresin e Republikës së Kosovës duke vepruar në mënyrë bilaterale dhe në kuadër të misionit ndërkombëtar në vend, me qëllim që të mbështesë stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit tuaj'', theksohet në mesazh.
''Ne sinqerisht shpresojmë se Republika e Kosovës do të arrijë ta forcojë më tej shoqërinë shumetnike të bazuar në respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe konstruktiv me vendet e rajonit'', shton Napolitano.
''Kjo, pa dyshim, do të lehtësojë procesin e integrimeve euroatlantike të tërë rajonit, të cilin Italia e mbështet fuqishëm'', përfundon ai.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek