Shtrirja e autoritetit të institucioneve
të Kosovës në gjithë territorin e vendit është detyrim imediat, që e
garanton akti më i lart juridik, Kushtetuta e Kosovës, theksoi sot
kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Nexhat Daci, gjatë
një takimi me komandantin e KFOR-it, gjenerali Giuseppe Emilio Gay.
Daci e vlerësoi si të shkëlqyer punën e KFOR-it, i cili, sipas tij, është institucioni më i besueshëm tek populli i Kosovës.
Kryetari
i LDD-së i dha mbështetjen e plotë forcës paqeruajtëse në punën e
mëtejshme, duke theksuar se suksesi i KFOR-it do të thotë siguri
maksimale për popullin e Kosovës pa dallim etnie.
ShtypiDites