PRISHTINĖ - SHABAN POLLUZHA DEKOROHET ME URDHRIN HERO I KOSOVĖ

PRISHTINĖ - SHABAN POLLUZHA DEKOROHET ME URDHRIN HERO I KOSOVĖ

Presidenti i Republikës së Kosovës,  Fatmir Sejdiu ka marrë sot vendimin që ta dekorojë me Urdhrin Hero i Kosovës luftëtarin e shquar Shaban Polluzha, për kontributin e dhënë dhe trimërinë e treguar në luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës gjatë viteve '40 të shekullit të kaluar
Ky Urdhër u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Me rastin e 64 vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha, i cili u vra në shkurt të vitit 1945, në luftën çlirimtare në Drenicë, u mbajt sot në Prishtinë një ceremoni përkujtimore, nën kujdesin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili bëri homazhe dhe vuri kurorë lulesh pranë varrit të heroit në fshatin Polluzhë të Drenasit.
Thaçi vlerësoi figurën e heroit të kombit Shaban Polluzha, si një nga figurat më të ndritura të historisë së popullit shqiptar, i cili udhëhoqi rezistencën kundër forcave pushtuese serbe në janar dhe shkurt të viti 1945, në trevën e Drenicës.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek