Shtetet e Gjirit Persik propozuan një plan të përbashkët ndihmash arabe për të rindërtuar Rripin e Gazës.
Nuk është bërë ende publike shuma e fondit, por një zyrtar arab theksoi
se 1.25 miliardë dollarë janë premtuar nga Arabia Saudite dhe Katari.
Plani është që ndihmat e donatorëve arabë të vihen nën drejtimin e një
komisioni të përbërë nga kontribuuesit dhe Banka për Zhvillimin Islamik
me seli në Arabinë Sauditë, njoftuan ministrat e Gjirit Persik pas një
takimi në kryeqytetin saudit Riad.
"Objektivi është që ky
program të zbatohet shpejt dhe saktësisht siç është planifikuar dhe që
t'i përgjigjet nevojave të vëllezërve tanë palestinezë në Gaza sa më
shpejt që të jetë e mundur", deklaroi ministri i Omanit në ngarkim të
çështje të jashtme, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, për gazetarët.
ShtypiDites