Një bullgar 28 vjeç, i mbiquajtur
"Pirati", u dënua me katër vjet e gjysmë burg sot, pasi kishte marrë
mbi një milion dollarë nga kartat bankare, shumica e të cilave në
pronësi të qytetarëve amerikanë.
Një gjykatë në qytetin e
Varnës në Detin e Zi e dënoi 28-vjeçarin, pasi u shpall fajtor për
akuzën e krijimit të një grupi të krimit të organizuar për pastrim
parash, mashtrim financiar dhe shantazh. Katër anëtar të bandës së
tij morën dënime të ndryshme, ku më i rëndi ishte një vit e gjysmë burg
dhe 5 000 leva gjobë.
"Issa Mehmed, i mbiquajtur "Pirati"...
ka kryer dhjetëra operacione financiare, të lidhura me zbrazjen e
kartave bankare, që ishin pronë kryesisht e qytetarëve amerikanë në
banka të ndryshme amerikane", tha gjykata në një deklaratë.
Gjykata e Distrikit të Varnës tha se krimet ishin kryer nga qershori 2003 deri në janar 2008, kur u ndalua grupi.
Vendimi do të thotë se "Pirati" duhet të kthejë fondet e vjedhura
prej 1,787 milionë levash (1,19 million dollarë) dhe të paguajë një
gjobë prej 5 000 levash.
Anëtarja
e re e Bashkimit Evropian është zotuar të forcojë luftën kundër krimit
të organizuar dhe korrupsionit për të shmangur sanksionet e Brukselit,
që ka bllokuar 220 milionë euro ndihmë, për shkak të refomave të
ngadalta dhe mashtrimit financiar.
ShtypiDites