QIPRO - KĖRKOJNĖ T'I VENĖ FLAKĖN LOKALIT PASI U ERDHI FATURĖ E KRIPUR

 QIPRO - KĖRKOJNĖ T'I VENĖ FLAKĖN LOKALIT PASI U ERDHI FATURĖ E KRIPUR

Tre klientë të pakënaqur kanë hapur zjarr, kanë spërkatur me benzinë dhe kanë kërcënuar se do t'i vinin zjarrin ndërtesës sepse ata theksuan se fatura me vlerë 93 euro ishte shumë e shtrenjtë, deklaroi sot policia qipriote.
Për shkak të aksidentit të ndodhur dje në mbrëmje në një fshat në afërsi të Pafos, stacion në juperëndim të Qipros u arrestuan dy persona dhe i treti është në kërkim.
Gjithçka ka filluar kur pronari i barit ju ka dhënë një faturë me vlerë 93 euro, që i korrespondonte pijeve dhe ushqimit që kishin marrë tre keqbërësit. 
Por, tre personat e kanë gjykuar që kjo nuk ishte veçse një mashtrim dhe nuk kanë pranuar të paguajnë veçse 50 euro.
Pronari thirri policinë ndërkohë që dy nga klientët u zhdukën dhe u shfaqën më pas të pajisur me një armë dhe me një bidon me benzinë duke kërcënuar se do t'i vinin zjarrin lokalit. 
''Nga ky aksident nuk pati të plagosur'', theksuan burimet policore


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek