Talebanët njoftuan sot një armëpushim pa
afat në luginën Swat pas marrëveshjes për sheriatin e arritur me
autoritetet provinciale të këtij rajoni në veriperëndim të Pakistanit.
Ky
armëpushim pa afat u njoftua në përfundim të një këshilli konsultativ
të mbledhur nga maulana Fazlullah, komandanti i luftëtarëve talebanë të
luginës Swat, njoftoi AFP-në Muslim Khan, zëdhënës i grupit të
Fazlullahut.
"Shoora (këshilli
konsultativ) u mblodh sot nën autoritetin e maulana Fazlullahut dhe
vendosi lidhur me një armëpushim për një periudhë të pakufizuar",
deklaroi ai.
Një armëpushim 10 ditor
ishte arritur që më 16 shkurt pas një marrëveshjeje mes qeverisë së
Pakistanit dhe liderëve islamikë që parashikonte zbatimin e sheriatit,
ligji islamik, në luginën Swat.
Lugina
e Himalajave Swat, qendra turistike dikur më e frekuentuara e
Pakistanit, të paktën 120 kilometra në perëndim të kryeqytetit
Islamabad, në vitin 2007 ra në duart e talebanëve pakistanezë.
ShtypiDites