IZRAEL - OLMERT EMĖRON DY ZYRTARĖ PĖR TĖ NEGOCIUAR ME EGJIPTIN

IZRAEL - OLMERT EMĖRON DY ZYRTARĖ PĖR TĖ NEGOCIUAR ME EGJIPTIN

Kryeministri i deritanishëm izraelit, Ehud Olmert, emëroi dy zyrtarë për të zëvendësuar Amos Gilad, të cilin e ka pezulluar nga detyrua e kryenegociatorit me Egjiptin lidhur me një armëpushim në Gaza, njoftoi sot radioja publike.
Këta dy zyrtarë janë Shalom Turjeman, këshilltar i Olmertit dhe kreu i Shin Bethit, shërbimi i sigurimit të brendshëm, Juval Diskin, i cili do të ngarkohet me çështjen e  kontrabandës së armëve që kalon nga turnelet mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, shtoi radioja.
Mark Regev, zëdhënësi i Olmertit, i pyetur nga AFP-ja nuk i konfirmoi këto informacione duke u shprehur se nuk ishte marrë "asnjë vendim zyrtar".
Sipas zyrës së kryeministrit i cituar nga media, mënjanimi i gjeneralit në rezervë Amos Gilad "nuk do të ketë pasojë në përpjekjet që po bëhen për të siguruar lirimin e Gilad Shalitit", ushtari izraelit i rrëmbyer në qershor të vitit 2006 dhe që mbahet nga islamikët palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës.
Dje, një zyrtar i zyrës së kryeministrit ka njoftuar se Olmerti kishte vendosur ta "pezullonte Amos Giladin nga posti i negociatorit me Egjiptin, sepse nuk gëzon më besimin e tij", pas një interviste dhënë javën e kaluar në të përditshmen "Maariv".
Në deklaratat e tij, Gilad, këshilltar për çështjet publike të Ministrisë së Mbrojtjes, ka kritikuar vendimin e Olmertit për ta kushtëzuar arritjen e një marrëveshje në Rripin e Gazës dhe hapjen e kalimeve mes Izraelit dhe Gazës me lirimin e ushtarit Shalit.
"Nuk e kuptoj se çfarë po përpiqen të bëjnë në zyrën e Olmerti. Të fyejnë egjiptianët? I kemi fyer tashmë. Kjo është çmenduri, një çmenduri e vërtetë. Egjipti është aleati ynë i fundit në rajon", ka shpjeguar Amos Gilad


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek