OBAMA KONFIRMON ANGAZHIMIN PĖR REFORMA NĖ KUJDESIN SHĖNDETĖSOR

OBAMA KONFIRMON ANGAZHIMIN PĖR REFORMA NĖ KUJDESIN SHĖNDETĖSOR

Presidenti Barack Obama deklaroi dje në një  seancë të përbashkët të Kongresit amerikan se plani i tij për buxhetin do të përfshijë një "pagesë me para në dorë" duke u bazuar në parimin se çdo amerikan duhet të kenë mundësi të kenë kujdes shëndetësor të përballueshëm.
Obama deklaroi se paratë e planit për nxitjen e ekonomisë prej 787 miliardë dollarësh i miratuar nga Kongresi do të përdoren për kërkime për të luftuar kancerin dhe për të kompjuterizuar të dhënat mjekësore. Por ai theksoi se rritja e shpejtë e kostos së kujdesit shëndetësor i bënte reformat e mëtejshme një domosdoshmëri ekonomike.
"Ky buxhet bazohet në këto reforma", deklaroi ai.
"Ai përfshin një angazhim historik për reforma gjithëpërfshirëse në sistemin shëndetësor, një pagesë me para në dorë duke u bazuar në parimin se duhet të sigurojmë kujdes shëndetësor
cilësor dhe të përballueshëm për çdo amerikan", deklaroi ai.


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek