NJĖ I PAPUNĖ FRANCEZ NXJERR VETEN NĖ SHITJE NĖ... INTERNET!

 NJĖ I PAPUNĖ FRANCEZ NXJERR VETEN NĖ SHITJE NĖ... INTERNET!

 Më pas, ai merr një ofertë për punë nga qeveria -
Një sapo i diplomuar francez, por i mbetur pa punë, u vu në shitje në faqen e internetit ''eBay'' dhe mori një propozim për të punuar për tre muaj në shërbim të një anëtari të qeverisë.   "Praktik dhe pak i kushtueshëm, nuk ju vjen keq t'ju ofroj këtë të ri të mrekullueshëm të diplomuar dhe me shëndet të mirë'', theksohet në njoftimin e Yannick Miel, 23 vjeç, në kërkim të një pune prej pesë muajsh.
Titullar i një masteri ''Inteligjencë ekonomike dhe menazhim organizatash'', i riu mori më në fund një propozim nga Martin Hirsch, komisioneri i lartë i Rinisë.
''Martin Hirsch më propozoi për të punuar pranë një komisioni që synon të përmirësojë integritetin e të rinjve të diplomuar'', deklaroi Yannick Miel.
Ata diskutuan në sheshin e Ministrisë së Mbrojtjes, para së cilit Yannick Miel hapi një stendë ku shkruhej ''një i sapo diplomuar në nevojë'', ''bëni një ofertë''./


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek