Komisioni i Çështjeve Juridike në Senatin
amerikan do të shqyrtojë më 4 mars mjetet për ngritjen e një komisioni
hetimor mbi shmangiet juridike të presidencës Bush, njoftoi sot
kryetari i këtij komisioni, demokrati Patrick Leahy.
"Ne
nuk duhet të kemi frikë për të kuptuar atë që kemi bërë, nëse duam të
mbetemi një komb vigjilent për të mbrojtur si sigurinë kombëtare po
ashtu edhe Kushtetutën tonë", deklaroi senatori Leahy në një fjalim në
Senat.
Më 9 janar, Leahy kishte
kërkuar ngritjen e një komisioni të pavarur për të hetuar devijimet, e
veçanërisht ato të brendshme, të administratës Bush në kuadrin e
"luftës së tij kundër terrorizmit".
"Asgjë
nuk i ka shkaktuar më shumë dëm figurës dhe autoritetit moral të
Amerikës sesa zbulimi se gjatë këtyre tetë vjetëve të fundit, ne kemi
braktisur angazhimin tonë historik për të drejtat e njeriut duke
tejkaluar ligjin", argumentoi Leahy.
ShtypiDites