IRAKU: TRUPAT AMERIKANE MUND TË TËRHIQEN PAS ARMATIMIT TË FORCAVE VENDASE

IRAKU: TRUPAT AMERIKANE MUND TË TËRHIQEN PAS ARMATIMIT TË FORCAVE VENDASE

Tërheqja e trupave amerikane nga Iraku brenda një periudhe kohore prej 19 muajsh, më shpejt se periudha e përcaktuar në paktin dypalësh të sigurisë, nuk do të përbëjë problem nëse trupat irakiane do të pajisen me armatime brenda kësaj kohe, deklaroi sot një burim zyrtar.
Presidenti amerikan, Barack Obama ka programuar një periudhë 19 mujore për tërheqjen e trupave nga Iraku, ndërkohë që dhuna e shkaktuar nga hyrja e tyre në Irak, realizuar nga parardhësi i tij George W. Bush po shuhet, u shprehën zyrtarët amerikanë.
Ky fakt mund të merret si kompromis mes një kërkese për t'u larguar nga Iraku brenda 16 muajve dhe shqetësimet e disa komandantëve amerikanë të cilët shprehen se tërheqja e hershme e trupave nga Iraku mund të vërë në rrezik arritjet e sigurisë në vend.
Tërheqja është më e hershme se fundi i vitit 2011, afati përfundimtar i parashikuar në paktin e sigurisë që u arrit mes qerverisë së kryeministrit Nuri al-Maliki dhe administratës Bush.
"Shpresonim që tërheqja e trupave do të kryhej sipas afateve kohore të përmendura në marrëveshjen e arritur", deklaroi gjenerali Mohammed al-Askari, zëdhënës i Ministrisë irakiane të Mbrojtjes


ShtypiDites
English Italiano Deutsch Russian Türk Greek